Skuadra e Gjilanit U-19 rikthehet te fitoret, derisa në kuadër të xhiros së 11-të në shtëpi ka triumfuar përballë Vëllaznimit të Gjakovës (3:1).
“Pas disfatës në fundjavë në udhëtim te Trepça, “kuqebardhët” e drejtuar nga Bers Ramadani janë rikthyer te fitoret, derisa në shtëpi kanë triumfuar përballë Vëllaznimit me rezultat bindës (3:1).
Serinë e golave e hapi Riol Hasani në fundin e pjesës së parë të lojës, derisa realizoi një gol fantastik nga goditja e dënimit, për ti dhënë epërsinë fillestare vendasve.
Në fraksionin e dytë të lojës, “Skifterët” treguan vendosshmëri për ta fituar takimin, derisa i zakonishmi Elonis Isufi dyfishoi rezultatin pas një aksioni individual, ishte Shkodran Muharremi ai i cili i dha vulën fituesit të ndeshjes.
Në fund të ndeshjes mysafirët realizuan edhe golin e nderit.
Tashmë me 12 pikë të grumbulluara skuadra renditet në pozitën e 11-të në klasifikim, ndërkohë që në kuadër të xhiros së radhës përballet me Ferizajn në udhëtim.
SC Gjilani – KF Vëllaznimi 3:1 (1-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Jasir Luma, Albina Istrefi, Liridona Leka
Golashënues: Riol Hasani, Elonis Isufi, Shkodran Muharremi
Përbërja: Luma, Ramani, Hyseni, Miftari, Sadiku, Kadriu, Hasani (C), Azemi, Qerimi, Selmani, Muharremi. Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Drit Sadiku, Riol Hasani, Selami Azemi, Denis Isufi”, njofton SC Gjilani U-19.