Arinaldo Rrapaj ka shënuar një gol me mjaft peshë për Kolos Kovalivkën në Ukrainë.
Këto të fundit fituan me rezultatin 1-3 në transfertën e Kudrivkës.
Ishte minuta e 69-të, kur Rrapajt iu besua penalltia. Ish-lojtari i Partizanit e gjuajti në mënyrën më të mirë të mundshme dhe portieri rival nuk mund të bënte asgjë.
Kolos Kovalivka po bën mjaft mirë këtë edicion, ndërsa Rrapaj është titullar i padiskutueshëm.
Aktualisht mban vendin e gjashtë ne renditje, teksa Shaktar Donetsk numëron 5 pikë më tepër.