Prishtina mburret me talentet

- Bota Sot

Prishtina mburret me talentet

Lideri i Kampionatit të Kosovës, Prishtina, mburret me talentet që ka në radhët e saja.

Jon Shala dhe Elod Gruda janë stërvitur me ekipin e parë të Prishtinës, pasi përfunduan grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës U20.

“Të dy futbollistët u aktivizuan në ndeshjen e dytë miqësore që Dardanët e rinj zhvilluan ndaj Katarit U20, ku secili luajti rreth 20 minuta dhe dha një paraqitje solide.

Edhe pse janë pjesë e ekipit U19 dhe konsiderohen lojtarë kyç në atë grupmoshë, Shala dhe Gruda grumbullohen rregullisht edhe me skuadrën e parë të Prishtinës, duke dëshmuar progresin dhe rëndësinë e tyre në projektin e klubit”, njofton FC Prishtina.



Read it all at Bota Sot