Drenica -Ballkani, formacionet

- Bota Sot

Drenica -Ballkani, formacionet

Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Bylbyl Sokolit ka ngritur formën në ndeshjet e fundit duke marrë një fitore dhe një barazim, kështu që pret të vazhdojë këtë seri pozitive për t’u ngjitur në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët e Orges Shehit janë në formë edhe më të lartë me dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit, kështu që synojnë pikët e plota për ta barazuar Prishtinën në krye të tabelës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Gomes; Smaçi, Shani, Da Silva, Kodra; Prodani, Hamiti, Akpan, Jashari, Uka, Ronaldo;

Ballkani: Iljazi; Smajli, Batarelo, Jashanica, Letaj; Diene, Deliu; Kryeziu, Giovanni, Tolaj; Hamidi;



Read it all at Bota Sot