I pandalshëm në Gjermani, legjenda e Shqipërisë “lëviz çdo gurë” që sulmuesi i Bayernit të zgjedh Kombëtaren

- Bota Sot

I pandalshëm në Gjermani, legjenda e Shqipërisë “lëviz çdo gurë” që sulmuesi i Bayernit të zgjedh Kombëtaren

Edhe pse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi qendror Ylli Gashi luan me gjigantët e Bayern Munich U-19.

Në 6 prezenca të kampionatit për këtë grupmoshë, Gashi ka 3 gola dhe 1 asist, talent me premisa të mëdha për tu bërë yll botëror.

Legjenda e Shqipërisë, tashmë në pozitën e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi është një admirues i lojtarit në fjalë.

Madje në një prononcim të fundit, Bushi ka ndërmarrë hapa konkret për të bindur Ylli Gashin, madje duke u shprehur se ai ka kontaktuar me personat që menaxhojnë talentin.

Aktualisht Gashi bën pjesë te Gjermania U-17.



Read it all at Bota Sot