Media serbe e shqetësuar: Talenti kroat vendos për Kosovën

- Bota Sot

Media serbe e shqetësuar: Talenti kroat vendos për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës është në qendër të vëmendjes për lojëra të mira në Kontinentin e Vjetër.

Nga ana tjetër, serbët janë të shqetësuar me rritjen e madhe të kombëtares tonë, gjë e dëshmojnë edhe rezultatet e fundit në kualifikimet për Kampionatin Botëror, pas fitores 2:0 në Prishtinë ndaj Suedisë, 0:0 me Slloveninë dhe fitores 1:0 ndaj suedezëve në Goteborg..

Aktualisht janë në vend të dytë me 7 pikë e katër më shumë se Sllovenia e tre më pak se lideri i Grupit B, Zvicra. 

Dominik Thaçi në veprim në fanelllën e Rijekës

“Futbollisti i Rijekës, Dominik Thaçi (18 vjeç) do të luajë për ekipin kombëtar të Kosovës në të ardhmen”, shkruan me shqetësim media serbe “Kurir”.

“Federata e Futbollit e ka kontaktuar futbollistin i cili deri më tani ka bërë gjashtë paraqitje për ekipet e të rinjve kroate dhe aktualisht është anëtar i ekipit kombëtar U19”, shkruan me të tej.
Thaçi ka lindur në Pula.

\Dominik u bë anëtar i Rijekës në vitin 2021 dhe këtë sezon luajti ndeshjet e tij të para për ekipin senior”, shkruan mes të tjera.

Talenti luan si mesfushor qendror, mesfushor krahu dhe sulmues.

Kosova ka shumë talente në gjithë Evropën, ku përveç shtetin tonë shumë prej tyre në kategoritë e ndryshme mbrojnë ngjyrat edhe për Zvicrën, Shqipërinë etj.



Read it all at Bota Sot