Zhduket një person në Bresalc të Gjilanit, Shoqata e Kërkimit Shpëtimit angazhon edhe Njësinë e dronëve

- Bota Sot

Zhduket një person në Bresalc të Gjilanit, Shoqata e Kërkimit Shpëtimit angazhon edhe Njësinë e dronëve

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) janë angazhuar sot në një operacion kërkimi në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit, pas raportimit për një person të zhdukur.

Kështu bëhet e ditur në postimin e tyre në Facebook.

“Në terren po punon edhe njësia jonë e dronave, duke mbështetur kërkimet nga ajri për të mbuluar sa më shumë terren në mënyrë efektive.

Operacioni po vazhdon me përkushtim të plotë, dhe ne falënderojmë të gjithë vullnetarët që po kontribuojnë në këtë mision human dhe profesional”, thuhet në postim. 



Read it all at Bota Sot