Slot: Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani

- Bota Sot

Slot: Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani

Arne Slot, trajner i Liverpool-it, komentoi në konferencën për shtyp ndeshjen e së nesërmes ndaj Manchester City: “Është një kundërshtar i veçantë.

Të luash atje, jashtë fushe, është një nga sfidat më të vështira të sezonit, edhe pse është po aq e vështirë të luash kundër Brentford apo Crystal Palace në transfertë”.

Mbi rëndësinë e ndeshjes në garën për titull: “Fokusohem te vetja, qëllimi kryesor tani është të jemi konstantë. Humbëm disa ndeshje më shumë se zakonisht, tani kemi fituar dy

. Duhet të përmirësohemi, të rikthejmë formën e lojtarëve dhe pastaj të shohim ku na çon kjo rrugë. Renditja nuk është prioriteti ynë i vetëm tani”.

Slot foli edhe për performancën në Champions ndaj Real Madridit: “E kemi arritur atë nivel edhe në ndeshje të tjera.

E dinim se mund ta bënim; nuk ishte befasi si përfunduan të dyja ndeshjet”.



Read it all at Bota Sot