Tirana përmbys Vllazninë

- Bota Sot

Tirana përmbys Vllazninë

Me dy ndeshje në kryeqytet është hapur dje java e dytë e fazës së grupeve në Kupën e Shqipërisë te volejbolli i meshkujve.

Pasi kishte qëndruar pushim në javën e parë për shkak të numrit tek të ekipeve në Grupin A, Partizani ka bërë daljen e parë sezonale në këtë kompeticion.

Të kuqtë e kanë nisur me këmbë të mbarë, teksa mposhtën Skënderbeun 3- 0 në “Asllan Rusi”.

Një takim pa histori, i dominuar nga Partizani, me kryeqytetasit që i fituan setet në shifrat 25-13, 25-14 dhe 25- 20, duke i mbyllur llogaritë për 1 orë e 9 minuta.

Kështu, të kuqtë i bënë dhuratë një fitore të bukur trajnerit Ylli Tomorri, i cili vetëm disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e lindjes.

Në këtë takim për Partizanin debutoi edhe afrimi i fundit në merkato, kolumbiani Miguel Pabon.



Read it all at Bota Sot