Tirana prek fundit, Vora feston në “Selman Stërmasi”

- Bota Sot

Tirana prek fundit, Vora feston në “Selman Stërmasi”

Kriza e Tiranës nuk njeh fund. Bardheblutë mposhten 2:0 nga Vora në “Selman Stërmasi”, pësojnë humbjen e katërt radhazi në kampionat dhe zbresin në vendin e fundit në rendjen e Abissnet Superores me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat.

Pritej të ishte ndeshja e kthesës (pas 3 humbjeve radhazi), por Tirana e Nuhiut nuk arrin që të lërë pas krahëve momentin e vështirë që po kalon.

Sfida përballë Vorës u zgjidh që në pjesën e parë.

Të besuarit e Bellait kaluan shumë shpejt në avantazh me Bardhin dhe më pas Kasalla shënoi golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Reagimi i Tiranës në pjesën e dytë ishte i vakët, ndërsa Vora menaxhoi shumë mirë avantazhin e dyfishtë.

Mbyllet 2-0 për Vorën sfida në “Selman Stërmasi”. Një fitore që ngjit skuadrën e Bellait në kuotën e 14 pikëve dhe që zyrtarizon krizën e Tiranës, që tashmë rrezikon seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.



Read it all at Bota Sot