Stiven Shpendi vazhdon të presë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, pasi nuk ka pasur ende mundësinë të veshë fanellën kuqezi, ndryshe nga vëllai i tij binjak, Kristian.
Por ndërkohë, sulmuesi vazhdon të shënojë në mënyrë të rregullt në Serinë B me fanellën e Empolit.
Sulmuesi ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme mes skuadrës së tij dhe Katanzaros në Serinë B, duke transformuar saktësisht një penallti në minutën e 59-të të takimit.
Ai u tregua i akullt nga pika e bardhë duke çuar me qetësi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që ishte goli i tij i pestë në këtë edicion në Serinë B.
Kësisoj, ai ka kaluar përkohësisht dyshen tjetër shqiptare që përbëhet nga vëllai i tij dhe SIlvio Merkaj, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 golave për momentin në këtë kampionat.