Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të Superiores.
Fillimisht fitoi Vora ndaj Tiranës, më pas Vllaznia mposhti Dinamon.
Tashmë Vllaznia mban e vetme vendin e parë, me 3 pikë më tepër se Elbasani si ndjekësi më i afërt.
Dinamo me 18 pikë mbyll zonën e Final Four. Vora ndërkohë me 14 pikë mban vendin e gjashtë.
Surpriza më e madhe shikohet nga Tirana, pasi bardheblutë mbyllin renditjen e Superiores.
Dje ndërkohë u luajt Flamurtari-Bylis, takim të cilin e fituan kuqezinjtë.
Nesër është programuar Teuta-Partizani dhe Elbasani-Egnatia. Më pas vjen pushimi për shkak të kombëtareve.
Ad