Juventusi dështon! Edon Zhegrova hyn në lojë në minutën e 64-të! Ismajli e Asllani ballëlart

- Bota Sot

Juventusi dështon! Edon Zhegrova hyn në lojë në minutën e 64-të! Ismajli e Asllani ballëlart

Kryendeshja e Torinos pa fitues!

Juventusi – Torino, ndahen baras (0:0), në ndeshjen e javës së 11-të në Serie A.

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është aktivizuar nga minuta e 64-të në petkun e Juventusit.

Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e 46-të për Torinon, ndërsa në të 64-tën u ndëshkua me karton të verdhë.

Ardian Ismajli, si zakonisht nga minuta e parë për Torinon, duke treguar shpirt luftarak në këtë përballje.
Ismajli është zëvendësuar në minutën e 88-të.

Juventusi renditet në vend të pestë me 19 pikë e Torino është në të dhjetin me 14 sosh.



Read it all at Bota Sot