Liridon Latifi, autori i parë kuqezi në fazën kryesore të garave evropiane!

- Bota Sot

Liridon Latifi, autori i parë kuqezi në fazën kryesore të garave evropiane!

Moment historike për Shkëndijën e Tetovës në Kupat e Evropës. Sulmuesi Liridon Latifi bëhet golashënuesi i parë i kuqezinjëve në Conference League, pasi paraprakisht Shelbournin e mundëm me një autogol. 

:Liridon Latifi ka hyrë në historinë e klubit si autori i parë i një goli për Shkëndijën në fazën kryesore të një kompeticioni evropian.

Goli i tij me kokë në minutën e 49-të të ndeshjes ndaj Jagiellonias (1:1), të luajtur të enjten në “Todor Proeski” në kuadër të xhiros së tretë të UEFA Conference League, do të mbetet i paharruar për të gjithë kuqezinjtë.

Për herë të parë në histori, Shkëndija po luan në fazën kryesore të garave evropiane, dhe emri i Latifit tashmë është i gdhendur në librin e artë të klubit.

Kuqezinjtë debutuan në Madrid përballë Rayo Vallecano-s (2:0), më pas fituan në Shkup ndaj Shelbourn-it të Irlandës (1:0, autogol i Patrick Barrett në 90’+2), ndërsa ndeshja e së enjtes solli edhe golin e parë zyrtar të një futbollisti të Shkëndijës në këtë fazë.

Edhe pse fitorja na iku nga duart në sekondat e fundit, barazimi 1:1 kundër një kundërshtari cilësor si Jagiellonia mbetet një rezultat pozitiv, që mban gjallë ambiciet e kuqezinjve në këtë aventurë historike.

Ky ishte goli i tretë i Liridon Latifit në garat evropiane këtë sezon. Më herët ai shënoi në fitoren 2:1 në Bukuresht ndaj FCSB, ndërsa me një supergoditje nga gjuajtja e lirë realizoi edhe në triumfin 2:1 ndaj Ludogorets-it në “play-off”-in e UEFA Europa League.

Kujtesë historike:

Nëse Latifi tashmë nënshkroi golin e parë në fazën kryesore të një kompeticioni evropian, emri i Ardian Cuculit, sot drejtor sportiv i klubit, mbetet i lidhur me golin e parë të Shkëndijës në historinë e saj evropiane.

Ai realizoi në humbjen 2:1 kundër Portadown-it të Irlandës së Veriut në vitin 2012, në ndeshjen e tretë të kuqezinjëve në arenën ndërkombëtare.

Në debutim në vitin 2011 në eliminatoret e Champions League u mundëm dy herë pa gol të shënuar nga Partizani i Beogradit (4:0 në Beograd dhe 0:1 në Shkup), ndërsa në vitin 2012 në eliminatoret e Europa League, takimi i parë me Portadownin në Kumanovë u mbyll baraz 0:0. 

Nga Cuculi te Latifi, nga goli i parë në eliminatoret e një ndeshje evropiane, deri te goli i parë në fazën kryesore të Conference League. Historia vazhdon të shkruhet me ngjyrat kuqezi:< shkruan në faqen e Shkëndijës.



Read it all at Bota Sot