Chelsea kreu detyrën në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.
Skuadra e Chelseas ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Wolves-it, në ndeshjen e javës së 11-të.
Wolves nuk di për fitore, ka 2 barazime e 9 humbje.
Chelsea shpërtheu në 45 minutat e dytë, pasi që pjesa e parë u mbyllë pa gola (0:0).
Futbollistët Gusto (51), Joao Pedro (65) e Neto (73) – shënuan për Chelsean.
Chelsea renditet në vend të dytë me 20 pikë, 6 më pak se lideri i Premier Leagues, Arsenali.
Wolves është në fund me 2 pikë të mbledhura.