Një rast i dyshimtë vdekjeje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Prishtinës. Sipas burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, më 08 nëntor 2025, rreth orës 09:20, në rrugën “Rexhep Luci”, është raportuar për një person që nuk jepte shenja jete në banesën e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, të identifikuar si Milovan Moskalov, shtetas i Kroacisë.
Vdekja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa hetuesit rajonalë dhe njësia e krim-teknikës kanë kryer ekzaminimet e para në koordinim me prokurorin kujdestar.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Hetimet për rastin janë duke vazhduar./GS