Ylli i Kombëtares shqiptare nuk përmbahet në Premier League

- Bota Sot

Ylli i Kombëtares shqiptare nuk përmbahet në Premier League

Armend Muslika është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Tottenham U18 fitoi në shtëpi përballë Ipsëich U18. Sfida e vlefshme për Premier League angleze të kësaj grupmoshe, përfundoi 4-0.

Ishte pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi dy gola në këtë sfidë.

Si fillim e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 11-të, ndërsa për të plotësuar dopietën personale mendoi në minutën e 82-të.

Muslika vazhdon që të jetë një protagonist absolut me londinezët edhe pse është vetëm 16 vjeç.



Read it all at Bota Sot