Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligë, luhet në Malishevë dhe Ferizaj

- Bota Sot

Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Superligë, luhet në Malishevë dhe Ferizaj

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të, ku dy duele janë në program për tu zhvilluar sot.

Malisheva do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë.

Bardhekaltërtit synojnë fitoren e radhës dhe të parën nën drejtimin e trajnerit të ri Elon Berisha.

Nga ana tjetër Gjilani kërkon të rikthehet te fitoret në kampionat.

Sfidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj, ku Ferizaj takohet me Dukagjinin.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm fitoren për tu ngritur në tabelë.

Të dyja sfidat e ditë së sotme zhvillohen me fillim nga ora 13:00.



Read it all at Bota Sot