Po shkëlqen te Milani, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri

- Bota Sot

Po shkëlqen te Milani, Igli Tare punon për rinovimin e titullarit të preferuar nga Alegri

Milani ka nisur punën për të rinovuar kontratën e Aleksis Salemakers, një nga lojtarët më të vlerësuar të skuadrës. Belgu, i cili ka kaluar edhe përvoja huazimi te Bolonja dhe Roma, duket se është bërë pjesë e pandashme e planet e trajnerit Masimiliano Alegri.

Klubi dhe menaxhmenti po analizojnë mundësinë e një kontrate të re katërvjeçare. Aktualisht, Salemaekers ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2027. Bisedimet mes palëve pritet të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Shifrat që qarkullojnë flasin për një kontratë rreth 3.5 milionë euro në sezon. Lojtari ka treguar konsistencë dhe besnikëri ndaj klubit, duke u bërë një nga elementët kyç të skuadrës rossonere.

Përveç aspektit financiar, rinovimi ka për qëllim edhe stabilitetin në organikën e Milanit. Masimiliano Alegri duket i vendosur ta mbajë belgun në ekip dhe t’i japë hapësira të mëdha në fushë.



Read it all at Bota Sot