Bayern nuk trembet nga lajmet spanjolle

- Bota Sot

Bayern nuk trembet nga lajmet spanjolle

Ndryshe nga sa raportojnë mediat spanjolle, drejtuesit e Bayern ndihen të qetë për mbrojtësin Dayot Upamecano.

Kontrata e tij skadon në qerdhor dhe në Spanjë raportojnë se ka arritur akord me Real Madrid, por në Mynih mendojnë ndryshe. Ata kanë nuhatur se francezi është i lumtur në “Allianz Arena”.

Pika e fortë e bavarezëve është trajneri Kompany.

Me belgun, Kompany ka bërë një kapërcim të madh në nivel dhe ndihet shkëlqyeshëm. Për të ka rëndësi sa besim ka një trajner tek ai. Kompany po i jep shumë besim.

Deri tani, Bayern ka pranuar t’i ofrojë pagë 20 mln euro bruto në vit dhe të vendosë një klauzolë largimi në kontratën e re, e vlefshme në vitin 2028, pra pas dy vitesh nga rinovimi.

Situata ka ngecur vetëm te një detaj i fundit: bonusi i firmës.



Read it all at Bota Sot