Ish sportisti shqiptar humb jetën tragjikisht

- Bota Sot

Ish sportisti shqiptar humb jetën tragjikisht

Ish-portieri Arvjo Fishta ka humbur jetën në moshën 38 vjeçare.

Ai punonte në një kompani interneti dhe sot ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka vdekur.

Në moshën 17-vjeçare ai luajti në Superiore me ekipin e futbollit Laçi i cili në sezonin 2004-2005 po kalonte momente të vështira dhe si rrjedhojë iu larguan shumë prej lojtarëve titullarë.

Me rënien e Laçit, ai kaloi tek një tjetër skuadër e Superiores, Shkumbini ku trajner ishte i mirënjohuri Faruk Sejdini. Aty ishte portier i dytë dhe në gjysmën e dytë të sezonit 2005-2006 kaloi te Turbina që luante në Kategorinë e Parë.



Read it all at Bota Sot