Dukagjini i Ndue Përgjokajt importon tre pikë! Ferizajt i anulohet goli

- Bota Sot

Dukagjini i Ndue Përgjokajt importon tre pikë! Ferizajt i anulohet goli

Dukagjini ka shënuar fitore në minutën e 90+8 me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt.

Dukagjini i Klinës ka importuar tre pikë të mëdha me kryetrajnerin e ri, Ndue Përgjokaj.

Ndeshja e mirë, Ferizaj pati iniciativë disa mundësi, por pa finalizim.

Duhet veçuar minutën e 48-të, kur u anulua goli i Betim Haxhimusës së Ferizajt.

Gjyqtari Gramoz Shala pasi shikoi sistemin VAR, anuloi golin për shkak se Haxhimusa shënoi me anën të krahërorit të majtë, megjithëse ishte ngjitur për trupi.

Në minutën e 90+8 Dardan Morina ka shënuar nga afërsia, por edhe pas një reagimit të dobët të portierit Terziut, 0:1.

Pas javës së 13-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ferizaj bie në vend të parafundit (i nënti) me 14 pikë e Dukagjini renditet në të katërtin me 20 sosh.



Read it all at Bota Sot