Shpendi shkëlqen me Cesenën dhe barazon binjakun e tij në renditje

- Bota Sot

Shpendi shkëlqen me Cesenën dhe barazon binjakun e tij në renditje

Seria B po ofron një garë të veçantë familjare këtë sezon, atë mes vëllezërve binjakë Shpendi, të cilët po sfidohen në distancë me gola dhe paraqitje mbresëlënëse.

Pas golit të Stiven Shpendit një ditë më parë me fanellën e Empolit, këtë të diel ishte radha e Kristianit që të linte shenjë me Cesenën në përballjen ndaj Avelinos.

Sulmuesi 21-vjeçar zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke kontribuar në të dy golat e ekipit të tij.

Fillimisht, ai dhuroi një asist perfekt për Çervon në minutën e 27-të, duke zhbllokuar rezultatin.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Kristian mori përgjegjësinë e ekzekutimit të një penalltie, ashtu si vëllai i tij një ditë më parë, dhe nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë për golin e dytë të Çezenës.

Me këtë gol, Kristian arrin kuotën e pesë realizimeve në këtë edicion, duke barazuar Stivenin në renditjen e golashënuesve të Serisë B.

Megjithatë, avantazhin e vogël e mban vetë sulmuesi i Çezenës, i cili ka regjistruar dy asiste më shumë këtë sezon, një dëshmi e formës dhe e ndikimit të tij të vazhdueshëm në suksesin e skuadrës.



Read it all at Bota Sot