Jehona Shala, vajza nga Kosova që po shkëlqen në Rumani

- Bota Sot

Jehona Shala, vajza nga Kosova që po shkëlqen në Rumani

Një emër që po shkëlqen në elitën e futbollit rumun, padyshim është vajza nga Kosova, Jehona Shala.

E gjatë 174 centimetra, luan qendërsulmuese, dje shkëlqeu në fanellën e klubit të AFK Csikszereda, ku si mysafire e mposhten me rezultat 2:0 Atletic Olimpia Gherla, në ndeshjen e javës së 11-të.

Shala shënoi në minutën e 32-të, për rezultatin përfundimtar (0:2).

Jehona Shala me fabellën kuqezi

Shala tha se është një jetë shumw e mirë në qytetin e Miercurea Ciuc.

Kjo është pjesa e Transilvania, ku flitet më shumë gjuha hungareze. 

Që nga muajit gusht i këtij viti, Shala është pjesë e kësaj skuadre rumune.

Vajza nga qyteti i lashtë i Kosovës, Prizreni, ka efikasitet për tetë ndeshje, duke shënuar 6 gola.

”Nuk e kam pritur që kaq shpejt kam me u adaptuar, por çdo gjë deri tani ka qenë shumë mirë”, - thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shala flet edhe për golin që shënoi dje, ku ndjehet  tejet e lumtur.

“Ndjehem shumë mirë dhe e lumtur që po e ndihmoj ekipin me gola dhe paraqitjet e mija.

Jam falënderuese për besimin që ka trajnerja ndaj meje por edhe bashkëlojtaret”, thotë Shala.

Futbollistja shprehet se ekipi ka synime të qarta në kampionat: “Synimet tona si ekip janë titulli i kampionit dhe po punojmë në këtë aspekt”.

A është futbolli me cilësi më i lartë se në Kosovë?

“Mendoj se po! Është një ligë që duhet të përgatitesh për secilën ndeshje 100 për qind sepse secili ekip mund të krijoj probleme me cilësitë që kanë”, ka nënvizuar Shala.

Farul Constanta kryeson me 26 pikë, ka katër më shumë se pozita e dytë, AFK Csikszereda.



Read it all at Bota Sot