Trajneri i Torinos i jep merita për barazimin me Juventusin

- Bota Sot

Trajneri i Torinos i jep merita për barazimin me Juventusin

Trajneri i Torinos, Marko Baroni, ka vendosur në ndeshjet e fundit që të ulë në stol Kristian Asllanin.

Kështu ishte edhe në derbin ndaj Juventusit, ku mesfushori shqiptar e nisi sfidën në stol dhe u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

Mirëpo Baroni i ka dhënë merita atij për mënyrën se si ia doli që të qetësonte lojën atëherë kur duhej pas aktivizimit, siç shpjegoi për “DAZN” detyrën që Asllani kishte kryer më së miri.

“Asllani dha kontributin e tij, ashtu si Adams.

Por mendoj se mbi gjithccka ishte fillimi i pjesës së dytë, i kërkova një ndryshim në kohën e presionit dhe skuadra hyri në fushë më mirë.

Kristjan na dha ato daljet nga mbrojtja që ne na nevojiteshin”, theksoi trajneri i Torinos për aktivizimin e mesfushorit.



Read it all at Bota Sot