Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Të sigurojmë Superioren

- Bota Sot

Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Të sigurojmë Superioren

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka foli pas fitores kundër Apolonisë.

 “Nuk ishte çështje përgjumje por përshtatje, në ato momentet e para të paktën 10-15 e minutat e para nuk po arrinim të fitonim metra.Vuajmë përqëndrimin, por të paktën duke llogaritur, ndeshjen me Kastriotin spo e vendos në referencë, por për golat që pësuam në Korçë kemi reaguar fort, kemi punuar me skuadrën, pasi ishin dy gola që ishin të evitueshëm dhe ishin thjesht çështje përqëndrimi.

Po të shikosh ndeshjen me Korabin ishte një ndeshje shumë e mirë për anën e trajnerit në atë që prodhohet në fushë, por nga 2-0 të pësosh është çështje përqëndrimi, e njëjtja gjë ishte edhe sot.

Ne thjesht duhet të bëjmë punën mirë, të fitojmë 3 pikët çdo ndeshje dhe të sigurojmë Superioren”, deklaroi Gjoka.



Read it all at Bota Sot