Tsague: Shiu na vështirësoi punën, por mbetem i lumtur!

- Bota Sot

Tsague: Shiu na vështirësoi punën, por mbetem i lumtur!

Elbasani dhe Egnatia u përballën ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-0, në favor të vendasve.

Pas këtij dueli, ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit, Blaise Tsague. 

“Është shumë e rëndësishme për ne. Jam i lumtur, ishte ndeshje e vështirë, shiu na vështirësoi disi, por jam i lumtur për 3 pikët. Ne stërvitemi dhe punojmë fort në stërvitje, për të arritur këto rezultate, tani po na shpërblehet ajo që bëjmë në stërvitje.

Jeni të kënaqur me mënyrën si sulmon ekipi, shërbeheni shumë apo jo? Për një sulmues, është e rëndësishme të shënosh dhe të marrë sa më shumë topa, por fusha ishte e tillë sot. Ndonjëherë këto lloji ndeshjesh duan që ti të jesh gati”, tha Tsague.



Read it all at Bota Sot