“Abissnet Superiore” nw futboll mbylli javën e 11-të këtë të diel me dy sfidat Teuta – Partizani dhe AF Elbasani – Egnatia.
Partizani arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje 2:3 ndaj Teutës, në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”.
Ndërkohë, Elbasani mori tri pikë të vlefshme në shtëpi, duke mposhtur Egnatian me rezultatin minimal 1:0.
Tabela
Në takimet e tjera të kësaj jave, Vllaznia fitoi 1:0 ndaj Dinamo City-t në “Loro Boriçi”, teksa Vora u rikthye te fitorja, pasi mundi Tiranën 0:2 në “Selman Stërmasi”.
Ne takimin Bylis – Flamurtari, vlonjatet trimfuan me rezultatin minimal 0:1.
Java 11
Bylis 0:1 Flamurtari
Vllaznia 1:0 Dinamo City
KF Tirana 0:2 Vora
Teuta 2:3 KF Partizani
AF Elbasani 1:0 Egnatia.