Abrashi deklarohet pas balotazhit, falënderon qytetarët për mbështetjen dhe uron Totajn për fitoren

- Gazeta e Prizrenit

Abrashi deklarohet pas balotazhit, falënderon qytetarët për mbështetjen dhe uron Totajn për fitoren

Në një deklaratë drejtuar qytetarëve të Prizrenit dhe mbështetësve të tij, Abrashi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se gara është zhvilluar me korrektësi dhe respekt ndaj procesit demokratik.

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur, që kanë besuar në vizionin tonë dhe që kanë kontribuar në këtë rrugëtim me punë, përkushtim e dinjitet. Çdo takim, çdo bisedë, çdo dorë që u shtrua në këto javë, ka qenë dëshmi e dashurisë sonë të përbashkët për Prizrenin”, ka deklaruar Abrashi.

Ai ka shtuar se demokracia matet me respektin ndaj qytetarit dhe rezultatit të zgjedhjeve, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e zhvillimit të qytetit.

“E uroj z. Shaqir Totaj për rezultatin dhe i dëshiroj sukses në detyrën e tij. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë me ide, energji dhe përkushtim, sepse dashuria për këtë qytet nuk mbaron me një proces zgjedhor – ajo vazhdon çdo ditë”, ka shtuar ai.



Read it all at Gazeta e Prizrenit