Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit

- Bota Sot

Kosova nis përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet e nëntorit në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.

Kështu, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

"Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.

Në seancën e sotme morën pjesë 10 futbollistë, të cilët punuan me përzgjedhësin Franco Foda, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për rigjenerim në hotel pas ndeshjeve të zhvilluara me klubet e tyre në fundjavë", ka shkruar Federata.



Read it all at Bota Sot