“Ishim delet e zeza të Evropës”- Meloni: Brenda tre vjetësh kemi rikthyer imazhin e kombit tonë!

- Bota Sot

“Ishim delet e zeza të Evropës”- Meloni: Brenda tre vjetësh kemi rikthyer imazhin e kombit tonë!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të hënën nga qyteti Bari i Pulias se qeveria e saj ka arritur të “rikthejë dinjitetin dhe autoritetin e Italisë në arenën evropiane”.

“Brenda tre vitesh, e kemi përmirësuar imazhin e kombit tonë. Dikur ishim ‘delja e zezë’ e Evropës, por sot mund të tregojmë drejtimin për të ardhmen e kontinentit,” tha Meloni gjatë një mitingu elektoral në kuadër të zgjedhjeve rajonale që do të mbahen pas dy javësh.

Kryeministrja italiane kujtoi se në fillim shumë e kishin nënvlerësuar aftësinë e saj për të qeverisur.

“Thoshin se nuk do të arrinim kurrë të drejtonim vendin ose se do të zgjatnim më pak se gjashtë muaj. Sot, jemi qeveria e tretë më jetëgjatë në historinë moderne të Italisë, ndër 68 kabinetet që ka pasur vendi ynë. Dhe vetëm tre ditë më parë, Financial Times shkroi se Evropa duhet të marrë shembull nga Italia,” u shpreh Meloni.

“Vetëm italianët mund të më dërgojnë në shtëpi”

Meloni theksoi se synon ta çojë deri në fund mandatin pesëvjeçar dhe se do të gjykohet nga qytetarët për rezultatet e saj. Ajo shtoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen në rast se referendumi i pranverës së ardhshme nuk miraton reformën e drejtësisë të miratuar së fundmi nga parlamenti.

“Vetëm italianët kanë të drejtë ta dërgojnë Melonin në shtëpi. Kjo është demokracia diçka me të cilën e majta ende nuk është mësuar,” përfundoi kryeministrja italiane.



Read it all at Bota Sot