BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen! Detyrat që pritet të ketë institucioni

- Bota Sot

BE krijon Agjencinë e Re të Inteligjencës nën drejtimin e Ursula von der Leyen! Detyrat që pritet të ketë institucioni

Komisioni Evropian ka nisur krijimin e një agjencie të re inteligjence, e cila do të jetë nën drejtimin e presidentes së tij, Ursula von der Leyen.

Qëllimi i këtij institucioni të ri është përmirësimi i bashkëpunimit dhe përdorimit të informacionit që mblidhet nga agjencitë kombëtare të spiunazhit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, raporton Financial Times.

Sipas të njëjtit burim, njësia e re do të ngrihet brenda sekretariatit të Komisionit Evropian dhe pritet të rekrutojë zyrtarë nga i gjithë komuniteti i inteligjencës së BE-së.

Ajo do të ketë për detyrë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për qëllime të përbashkëta të sigurisë.

Gazeta britanike citon katër persona të njohur me planet, ndërsa agjencia Reuters ka theksuar se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë menjëherë informacionin.



Read it all at Bota Sot