A është dorëzuar Liverpooli në garën për titull? Flet Robertson

- Bota Sot

A është dorëzuar Liverpooli në garën për titull? Flet Robertson

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, ka pranuar se skuadra e tij e ka vënë veten në një pozitë të vështirë në garën për titullin e Premier League, pasi ndodhet tetë pikë prapa liderit Arsenal.

Pas humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt, Liverpooli zbriti në vendin e tetë në tabelë, duke regjistruar pesë humbje në 11 ndeshje, një më shumë se gjatë gjithë sezonit të kaluar.

“Padyshim që e kemi vështirësuar vetë situatën,” tha Robertson për faqen zyrtare të klubit. “Por ende është herët. Asnjë ekip nuk do të shikojë tabelën derisa të arrijmë në gjysmën e sezonit. Duhet të fillojmë të grumbullojmë pikë më rregullisht.”

Pavarësisht shpenzimeve rekord prej rreth 446 milionë paundësh në merkaton e fundit, Liverpooli ka pasur një nisje të dobët të sezonit.

“Nuk mund të flasim për titullin në këtë fazë,” shtoi Robertson. “Ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. As në dhomën e zhveshjes nuk po diskutohet diçka e tillë.”



Read it all at Bota Sot