Rekordin e mbajnë Egnatia e Dinamo

- Bota Sot

Rekordin e mbajnë Egnatia e Dinamo

Superiorja deri më tani ka zhvilluar 11 javë kampionat. Ky sezon i Superiore po tregon se do të jetë shumë i luftuar deri në fund mes skuadrave që pretendojnë titullin, “Final – Four” dhe qëndrimin në elitë.

Por deri më tani kemi parë që lojtarët janë shumë luftarakë në fushën e lojës, e në disa raste edhe agresiv me ndërhyrjet e tyre. Gjë e cila ka detyruar gjyqtarët të mos kursejnë as kartonët e kuq.

E vetmja janë që futbollistët kanë dalë “faqebardhë” është java e 5-të, ndërsa në të gjithë javët e tjera ka patur kartona të kuq. Rekordin e mban java e 8-të, kur gjyqtarët kanë nxjerrë 5 herë kartonin e kuq nga xhepi.

Interesante është se të gjitha skuadrat deri më tani janë ndëshkuar të paktën me 1 karton të kuq, ndërsa më shumë janë ndëshkuar Egnatia e Dinamo.

Rrogozhinasit dhe dinamovitët janë ndëshkuar 5 herë, ndërsa 4 kartonë të kuq ka marrë Bylisi.

Me 3 kartonë të kuq është Partizani dhe nga 2 herë janë ndëshkuar Vllaznia, Elbasani e Teuta, teksa vetëm 1 karton të kuq ka marrë Vora, Tirana dhe Flamurtari.



Read it all at Bota Sot