Shqipëria do të sfidojë Andorrën

- Bota Sot

Shqipëria do të sfidojë Andorrën

Kombëtarja shqiptare do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme këtë javë.

Fillimisht kuqezinjtë të enjten do të duelojnë në transfertë me Andorrën, ndërsa ditën e dielë do të presin Anglinë në “Air Albania”.

Por përballja me Andorrën konsiderohet delikate dhe 3 pikët për kuqezinjtë janë “jetike”. Kjo pasi ekipi i drejtuar nga Sylvinho është i dënuar vetëm për fitoren ndaj ekipit nga Andorra, për të shkuar më afër ëndrrës amerikane.

Ndërkohë do të kryqëzojnë gishtat që Anglia të fitojë ndaj Serbisë, dhe një kombinim i tillë do të bëntë që Shqipëria të siguronte kualifikimin në “Play-Off” që ditën e enjte. Kjo do ta bënte që dueli me Anglinë në “Air Albania” të luhet vetëm për statistikë.

Më pas festa do të ishte e gjitha legjitime për kuqezinjtë.

Nëse ky skenar nuk ndodh të enjten, gjithçka do të mbetej për të dielën, ku kualifikimi do të bëhej edhe më i vështirë.



Read it all at Bota Sot