Kombëtarja shqiptare pasditen e djeshme ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë për duelin me Andorrën.
Kuqezinjtë kanë nisur kështu përgatitjet për këtë sfidë, e cila është shumë e rëndësishme dhe delikate.
Sylvinho në seancën e parë starvitore kishte disa mungesa. Thomas Strakosha, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku nuk ishin pjesë e ekipit, ndërsa të 3 futbollistet pritet t’i bashkohen gjatë ditës së sotme.
Siç dihet Kombëtarja do të vazhdojë seancat stërvitore në Barcelona deri para sfidës me Andorrën.
Përballje kjo që do të luhet ditën e enjte në orën 20:45 në transfertë.
Aktualisht Shqipëria ndodhet në gruppin K dhe ka arritur të grumbullojë 11 pikë pas 6 javësh.