Pak persona në Barcelonë dinin për ardhjen e Messit

- Bota Sot

Pak persona në Barcelonë dinin për ardhjen e Messit

Lionel Messi u rikthye fshehurazi në “Camp Nou” gjatë vizitës së tij në Spanjë me kombëtaren argjentinase.

Mediat spanjolle raportojnë se ylli i mëparshëm i Barcelonës nuk kishte njoftuar klubin për ardhjen dhe u paraqit direkt në stadium, ku stafi i sigurisë e njohu dhe e lejoi të hynte. “Camp Nou” është në proces rinovimi, por Messi dëshironte të shihte fushën ku kaloi mbi 20 vite karrierë.

Në Instagram, 8 herë fituesi i “Topit të Artë” postoi foto dhe video, duke shkruar: “Është një vend që më mungon thellësisht… Shpresoj që një ditë të kthehem, jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar, gjë që nuk kam mundur ta bëj kurrë…”

Klubi katalanas mësoi për vizitën vetëm ditën tjetër, megjithëse disa drejtues ishin informuar nga shërbimet e sigurisë. Barça reagoi ngrohtësisht, duke deklaruar: “Je gjithmonë i mirëpritur në shtëpinë tënde, Leo”. Ky rikthim konfirmon lidhjen e veçantë të Messit me klubin dhe ushqen shpresat për një lamtumirë madhështore, që Joan Laporta e dëshiron prej kohësh.

Ja plani SEKRET i Leo Messit në Barcelonë, sipas katalanases “Sport”:

* Ai mbërriti në Barcelonë me një avion privat nga Miami në orën 14:30, së bashku me Rodrigo de Paul dhe familjen e tij.

* Edhe pse ka një shtëpi në Castelldefels, qëndroi në një hotel shumë pranë “Camp Nou” me Pepe Costa.

* Natën doli për darkë me De Paul në një nga lokalet më të trendi në qytet.

* Më vonë, gjatë natës vizituan “Camp Nou”.

* Pas vizitës në stadium, pushuan për disa orë para se të niseshin me avion për në Alicante, ku iu bashkuan kombëtares argjentinase.



Read it all at Bota Sot