Klubi futbollit Dukagjini ka bërë me dije se Egzon Sinani pritet së shpejti rikthehet në fushën e lojës.
Sinani u lëndua në përballjen me Ferizajn, ku Dukagjini ngadhënjeu me rezultat 1:0.
Dukagjini e mban vendin e katërt me 20 pikë të mbledhura.
“Gjatë ndeshjes ndaj KF Ferizaj, futbollisti ynë Egzon Sinani pësoi një këputje të tendinit të Akilit (Ruptura tendinis Achillis).
Intervenimi kirurgjikal u realizua me sukses nga Dr. Lavdim Berisha, në Spitalin Royal Medical në Prishtinë.
Egzonit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushë.
Jemi me ty në çdo hap të rikuperimit sepse karakteri i fortë i Dukagjinit shfaqet më shumë pikërisht në momentet e vështira!”, njofton KF Dukagjini.