Media boshnjake: Një djalë nga Kosova po çmend Evropën, Zvonimir Bobani reagon

- Bota Sot

Media boshnjake: Një djalë nga Kosova po çmend Evropën, Zvonimir Bobani reagon

Dinamo e Zagrebit njihet për akademinë e saj të shkëlqyeshme dhe i kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja, pothuajse çdo sezon marrin të paktën një lojtar të ri në ekipin e parë, dhe Zvonimir Boban, drejtor i dinamovitëve, vazhdon ta ushqejë këtë traditë.

Dinamo është prej klubeve që ka shitur lojtarë në shtetet e jashtme dhe të gjithë të dalur nga akademia e saj e të rinjve, në krye është Luka Modriç.

“Një djalë nga Kosova po çmend Evropën, Zvonimir Bobani reagon!”, është titulli i mediumit boshnjak “Sportsport”

“Dinamo të sjellë djem të talentuar në Kroaci.

Një shembull i kësaj është Dani Olmo, i cili mbërriti te Dinamo nga Barcelona si fëmijë dhe u prezantua me botën e futbollit në Zagreb, dhe më vonë realizoi ëndrrën e tij dhe nënshkroi për Barçën.

Me ardhjen e Zvonimir Boban, puna rreth shkollës së të rinjve nuk ndryshoi, dhe ai qartë dëshiron të ushqejë traditën që Dinamo ka kur bëhet fjalë për gjetjen e talenteve të futbollit në të gjithë botën.

Në opinionin kroatë po qarkullon edhe një tjetër lojtar i talentuar futbolli.

Ky është Anid Kurti, djali i Xhevat Kurtit, dhe njihet si ish futbhollist i shquar në disa klube nga Kosova, përfshirë Prishtinën dhe Trepçën”, shkruan media boshnjake.

“Ky 15-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane, dhe Dinamo ka treguar interesim për të, ku Kurti tashmë ishte në prova në fillim të këtij viti, ku raportohet se dolën të kënaqur drejtuesit e klubit.

Kurti mori gjithashtu ftesë nga ekipi finlandez U-15, të cilën babai i tij e konfirmoi, dhe tha se ky është treguesi më i mirë se puna dhe përpjekja e tij po shpërblehen dhe se Anidi është në rrugën e duhur për të pasur sukses në botën e futbollit”, shkruan media boshnjake.



Read it all at Bota Sot