Yamal kryeson listën të urryerve në La Liga

- Bota Sot

Yamal kryeson listën të urryerve në La Liga

Problemi i racizmit në futbollin spanjoll po rritet, pavarësisht denoncimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese.

Sipas një raporti të “Observatorit Iberik” për ksenofobinë, Lamine Yamal, sulmuesi i ri i Barcelonës dhe fitues i fundit i Europianit me Spanjën, ka marrë 60% të mesazheve me urrejtje raciale në rrjetet sociale, më shumë se dy herë më tepër se Rodrigo i Real Madridit dhe Mbappé, Balde, Brahim Díaz apo Inaki Williams.

Shprehje si “i mallkuar zezak i vogël arab” dhe “musliman i ndyrë” kanë mbushur rrjetet sociale. Racizmi në Spanjë nuk është fenomen i ri.

Më 2006, Samuel Eto’o u sulmua me gjeste majmunësh, ndërsa më 2014, Dani Alves reagoi duke ngrënë bananen që ia hodhën tifozët.

Më 2022, Vinícius ndërpreu ndeshjen Valladolid-Real Madrid prej koreve raciste ndaj tij. Më pas tifozët u dënuan nga gjykatat për “krime urrejtjeje”, duke marrë edhe ndalime hyrjeje në stadiume. Fenomeni vazhdon të ndikojë fort në futbollin spanjoll dhe rrjetet sociale.



Read it all at Bota Sot