Vetëm disa lojtarë kanë formësuar Bajernin në dekadat e fundit po aq sa Thomas Muller.
Është pothuajse e sigurt se 36- vjeçari një ditë do të kthehet te klubi i tij i dashur në një rol të ri.
Edhe pozicioni i presidentit të klubit mund të mos jetë shumë për Mylerin. Herbert Hainer, i cili së fundmi u rizgjodh dhe u konfirmua për mandat të tretë si president i Bajern, mund ta imagjinoj fituesin e Kupës së Botës 2014 në një rol udhëheqës te Bajerni.
“Ai mund të punoj në mënyrë operative për ne, mund të bëhet ambasador, dhe padyshim mund të bëhet pasardhësi im ose kushdo që do të jetë president pas tij,” tha Hainer. “Ai e njeh klubin brenda dhe jashtë. Është një djalë inteligjent, i zgjuar, dhe tani ka përvojë jashtë vendit. Pra, ka shumë gjëra që e bëjnë atë të përshtatshëm,” shtoi Hainer për Mullerin duke konfirmuar dëshirën e tij për rikthimin e gjermanit në Mynih.
Që nga vera, Myler po luan për Vankuver në MLS në Amerikë. Hainer beson se transferimi jashtë vendit do ta ndihmoj të zhvillohet në shumë mënyra:
“Koha e tij jashtë do ta bëjë Mullerin edhe më të pjekur, ndërkombëtar dhe me përvojë.
Dhe unë do të doja që ai të mund të kthehej te Bajerni në një mënyrë apo tjetër.” Karl-Hajnz Rumenige, anëtar i bordit mbikëqyrës, gjithashtu kishte ngritur së fundmi mundësinë e kthimit të 36-vjeçarit.
Për Mullerin vetë, megjithatë, kjo nuk është ende në tryezë. “Të gjitha këto janë spekulime,” shpjegoi ai. Ai e njeh aftësinë e tij, por ende nuk e di nëse e sheh veten më shumë si trajner apo si drejtues – apo nëse dëshiron të ndjekë këto rrugë. ;Myler, i cili kishte luajtur më parë në skuadrat e ndryshme rinore në Mynih, është mbajtësi i rekordit të paraqitjeve të klubit me mbi 750 ndeshje konkurruese.
Shumë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë dy triumfe në Ligën e Kampionëve, shënojnë karrierën e tij të pakrahasueshme.
Nëse Myler do të kthehet vërtetë në menaxhimin e klubit pas aventurës së tij kanadeze mbetet për tu parë. Por një gjë është e qartë: vendimmarrësit aktualë të Bajernit me vështirësi mund të imagjinojnë dikë që përfaqëson ndjenjën
“Mia san mia” më bindshëm se ai. Fansit dhe ndjekësit e Bajernit mezi presin të shohin se si rruga e tij e ardhshme do të ndikojë në të ardhmen e klubit.