Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

- Bota Sot

Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.

I gjithë ekipi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët.

Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar.

“Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje” – u shpreh sulmuesi Tuci.

“Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën.

Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi ta kalojmë Andorrën do mendojmë për Anglinë.

Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar neve dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë” – shtoi më tej ai.

“Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol.

Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do flasim më tej” – theksoi sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci.



Read it all at Bota Sot