Casemiro mbron Neymarin: Është mes më të mëdhenjve

- Bota Sot

Casemiro mbron Neymarin: Është mes më të mëdhenjve

Mesfushori i Manchester United, Casemiro, ka dalë në mbrojtje të Neymarit, i cili po kalon një periudhë të vështirë te Santos, mes kritikave të ashpra nga tifozët dhe mungesës së formës.

33-vjeçari u rikthye në fushë pas një mungese 48-ditëshe për shkak të një lëndimi muskulor, por u përball me fishkëllima nga tifozët e skuadrës braziliane, të cilët e fajësojnë për rënien e formës së klubit dhe rrezikun e rënies nga liga.

Gjatë humbjes 3-2 ndaj Flamengos, Neymar u pa i tensionuar në fushë, pasi shokët e skuadrës injoruan udhëzimet e tij, ndërsa më pas u largua i zemëruar pas zëvendësimit – një skenë që pasqyron situatën e tij aktuale te Santos.

Ndërkohë, trajneri Carlo Ancelotti sërish nuk e ka përfshirë në listën e përfaqësueses së Brazilit, dhe gjasat për një rikthim të tij në “Seleçao” duken minimale.

Megjithatë, në një intervistë për “Globo”, Casemiro ka shprehur mbështetje të plotë për ish-bashkëlojtarin e tij te Brazili dhe Real Madridi.

“Kam pasur kënaqësinë të luaj me lojtarë të mëdhenj – Cristiano Ronaldon në periudhën e tij më të mirë, Modric, Kroos, Marcelo, Bale, Benzema… më shumë se 10 fitues të Topit të Artë. Dhe është e pashmangshme që në këtë listë të përfshihet edhe Neymar”, tha Casemiro.

Sipas tij, Neymar mbetet një nga futbollistët më të talentuar të gjeneratës së fundit, pavarësisht problemeve të vazhdueshme me formën dhe lëndimet.



Read it all at Bota Sot