750 mijë euro për 16 muaj, trajneri i njohur jetoi në hotel luksoz te Fenerbahce

- Bota Sot

750 mijë euro për 16 muaj, trajneri i njohur jetoi në hotel luksoz te Fenerbahce

Aventura 16-mujore e José Mourinhos në Fenerbahçe përfundoi mes zhgënjimeve sportive, por klubi i Stambollit nuk kurseu shpenzimet për trajnerin portugez. 

Sipas raportimeve të mediave turke, Fenerbahçe ka paguar rreth 36.5 milionë lira turke (afro 750 mijë euro) për qëndrimin e tij në suitën më të shtrenjtë të hotelit luksoz Four Seasons gjatë gjithë periudhës së tij në Turqi.

Marrëdhënia u ndërpre më 29 gusht 2025, menjëherë pas eliminimit të skuadrës nga Benfica në turin paraprak të Champions League.

Klubi i pagoi Mourinhos një dëmshpërblim të majmë, që llogaritej mes 12 dhe 15 milionë eurove. Ironikisht, vetëm pak ditë më vonë, Benfica e njoftoi si trajner të ri deri në vitin 2027.

Edhe pse në Liga Portugal ka marrë katër fitore, aventura e tij e re nuk po rezulton e shkëlqyer.

Në Champions League është në krizë: tre humbje radhazi dhe vendi parafundit në grup.

Në kampionat, barazimi me Casa Pia e lë Benficën të tretën, gjashtë pikë larg Portos.

Mourinho është i njohur për jetesën e tij të shtrenjtë. Edhe në Manchester ai u bë lajm, pasi qëndroi 895 netë në Loëry Hotel, me një kosto mbi 600 mijë euro. Historia e tij profesionale vazhdon të lëvizë mes sukseseve, debatit dhe luksit që e shoqëron kudo.



Read it all at Bota Sot