Dardanët vazhdojnë përgatitjet!
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër 🇸🇮 Sllovenisë dhe 🇨🇭 Zvicrës.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët dhanë maksimumin në fushë, ndërsa Vedat Muriqi, Amir
Rrahmani, Elvis Rexhbeçaj dhe Muharrem Jashari kryen rigjenerim.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive dhe përkushtimi i lojtarëve është në nivelin më të lartë.