Jamie Carragher ka bërë një parashikim mjaft të guximshëm për të ardhmen afatgjatë të Manchester Cityt, duke përfshirë Manchester Unitedin në krahasim.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ka pretenduar se klubi nga “Etihad” nuk do të jetë kurrë më i madh se rivalët e tyre lokalë të United, edhe nëse fitojnë më shumë trofe se ata.
“Manchester City nuk do të jetë kurrë më i madh se Manchester United. Dhe si ndeshje Liverpool kundër Cityt nuk do të jetë kurrë më e madhe se Liverpool kundër United. Kjo thjesht nuk do të ndodhë, nuk mund të ndodhë”, ka thënë fillimisht Carragher.
“Historikisht, Liverpooli dhe United do të jenë gjithmonë dy më të mëdhenjtë në këtë vend.
Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë ndonjëherë. Është shumë e vështirë për ekipet që vijnë më vonë, pothuajse të pandryshuara.
Ata mund të fitojnë më shumë trofe dhe tituj kampioni nëse vazhdojnë të fitojnë dhe nëse United vazhdon të mos jetë në garë, por është e vështirë të shohësh ndonjë klub në këtë vend që të jetë ndonjëherë mbi Liverpoolin ose Man. Unitedin për sa i përket madhësisë dhe reputacionit”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez.