Ricci: Modriçi është lojtari më i fortë që kam luajtur

- Bota Sot

Ricci: Modriçi është lojtari më i fortë që kam luajtur

Samuele Ricci ka reflektuar mbi zhvillimin e tij te Milani dhe rikthimin në kombëtaren e Italisë, duke vlerësuar si trajnerin e klubit Massimiliano Allegri, ashtu edhe përzgjedhësin e “Azzurrëve”, Gennaro Gattuso.

Duke folur për “Rai Sport”, me deklarata të përcjella nga “MilanNews.it”, mesfushori pranoi se kalimi nga Torino te Milani ka qenë një sfidë. “Ka qenë një periudhë rritjeje,” tha ai.

“Erdha nga një klub ku luaja rregullisht në një tjetër ku konkurrenca është shumë më e madhe.

Por në ndeshjet e fundit kam arritur të gjej vazhdimësi dhe minuta loje, gjë që më lejoi të rikthehem në kombëtare”, shtoi ai.

Italiani firmosi për Rossonerët gjatë verës, për një shumë rreth 25 milionë euro.

Pas një fillimi të ngadaltë në Lombardi, ai është bërë më i rëndësishëm për ekipin kohët e fundit, sidomos pas dëmtimit të Adrien Rabiot, i cili gjithashtu u transferua në verë.

Falë paraqitjeve të përmirësuara, Ricci ka marrë një ftesë nga kombëtarja italiane, dhe ai e vlerësoi trajnerin Gattuso për qasjen e tij pozitive ndaj lojtarëve.

Ricci përshkroi gjithashtu marrëdhënien e mirë me Gattuson: “Edhe kur nuk isha i grumbulluar, ai më kontaktonte. Nuk është diçka që ndodh shpesh – tregon se ai i vlerëson të gjithë, madje edhe ata që qëndrojnë në shtëpi”.

Lojtari i Milanit foli edhe për punën nën drejtimin e Allegrit: “E kuptojmë njëri-tjetrin mirë, madje ndajmë edhe të njëjtin sens humori,” tha ai. “Ai po ndërton diçka të rëndësishme. Ekipi kaloi momente të vështira, por ndikimi i tij është i dukshëm”.

Ricci gjithashtu lavdëroi Luka Modriçi, duke e cilësuar si “lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, duke theksuar përulësinë dhe intensitetin e kroatit edhe në moshën 40-vjeçare. Ai foli me superlativa edhe për Rafael Leao: “Rafa as vetë nuk e kupton sa i fortë është. Tani po jep gjithçka për ekipin – është 100% i përqendruar te Milani dhe në të bërit mire”..



Read it all at Bota Sot