Dardanët U21 nisin përgatitjet në Larnaka! Flet Afrim Tovërlani

- Bota Sot

Dardanët U21 nisin përgatitjet në Larnaka! Flet Afrim Tovërlani

Kombëtarja U21 e Kosovës ka nisur përgatitjet në Larnaka të Qipros për dy ndeshjet e rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2027, që do t’i zhvillojë si mysafirë ndaj Qipros dhe Finlandës.

Djelmoshat e drejtuar nga trajneri Afrim Tovërlani kanë zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në stadiumin “Dasaki Achnas”, ku atmosfera brenda është tejet pozitive.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani theksoi se në këtë grumbullim ka tri prurje të reja dhe se dyert e kombëtares mbeten gjithmonë të hapura për lojtarë të rinj që e meritojnë ftesën me paraqitjet e tyre në fushë.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë.

Kemi disa lojtarë të rinj që janë bashkuar për herë të parë dhe janë integruar mirë në grup.

Si gjithmonë, përzgjedhjet bëhen në bazë të meritave dhe performancës. Qipro është një kundërshtar cilësor, por ne kemi ardhur për rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për ta arritur atë”, deklaroi Tovërlani.



Read it all at Bota Sot