Sulmuesi i Realit gjen akordin për transferimin në janar te gjigandët francezë

- Bota Sot

Sulmuesi i Realit gjen akordin për transferimin në janar te gjigandët francezë

Real Madrid do i japë lamtumirën në janar një prej yjeve të tij.

Një ylli të së ardhmes, pasi aktualisht, braziliani Endrik është vetëm një hije e asaj që shpresonin të ishte. Futbollisti nuk është shfaqur në lartësinë e kërkuar ndaj edhe aktivizimi nga Çabi Alonso ka qenë me pikatore.

Për këtë arsye, që ai të marrë më shumë minuta, do të luajë në një skuadër tjetër në pjesën e dytë të sezonit. Sipas “Globoesporte” në Brazil, është arritur akordi mes palëve dhe që nga janari, Endrik do të bëhet pjesë e Olimpik Lion në Francë.

Palët duket se kanë gjetur akordin që u përshtatet të gjithëve, pasi Endrik do të ketë minutazh të garantuar në klubin e ri, për t’u kthyer më pas te madrilenët me më shumë përvojë në futbollin europian.

Kjo, pasi Reali e jep në huazim pa të drejtë blerje, meqë janë të bindur se sulmuesi ka aftësi të lërë shenjë në Madrid.

Për të bindur Endrik t’i thoshte “po” propozimit, është dashur ndërhyrja e vetë trajnerit të Olimpik Lion, Paulo Fonseka, i cili me një telefonatë bindi futbollistin të zgjedhë Francën dhe jo Anglinë, ku për të kishte shfaqur interes Mançester Junajtid.



Read it all at Bota Sot