Klubi i futbollit Prishtina zhvendoset në Istog për mini-fazën përgatitore!
“Pas përfundimit të seancës stërvitore të së martës, ekipi ynë është zhvendosur në Istog, ku do të qëndrojë deri të premten për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore gjatë ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Gjatë kësaj periudhe, skuadra do të përqendrohet në përmirësimin e formës fizike dhe harmonizimin e lojës në prag të rifillimit të garave”, njofton FC Prishtina.
Klubi me renome Prishtina është lider me 26 pikë, por ka një ndeshje me pak me Dritën e Gjilanit.